Tebas: Mbappe pa impuls të përgjithshëm lëvizje kot, shikoni Serie A

by admin
Spread the love

Javier Tebas, presidenti i LaLiga, është i bindur që LaLiga dhe kampionatet e tjera nuk rriten sepse afrohet ndonjë emër i madh, si Mbappe apo Haaland, dhe për këtë merr si shembull atë që ka ndodhur në Serie A.

“Nëse Mbappe vjen, siç duket se po ndodh, sigurisht që është pozitive për të gjithë, por më pëlqen të përdor Italinë si shembull për të dërguar një mesazh. Nëse ardhja e lojtarëve të mëdhenj nuk shoqërohet me një impuls të përgjithshëm, atëherë është e kotë.

Serie A ka pasur një avantazh të madh tatimor falë ndihmës së qeverisë me uljen e taksave për ata që transferohen nga jashtë në Itali. Ata kanë mundur të mirëpresin lojtarë të nivelit të Cristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Serie A jo vetëm që nuk është rritur, përkundrazi ka rënë. Rasti i Italisë tregon se nuk mjaftojnë vetëm lojtarët, nevojiten vendime të përshtatshme që sjellin rritjen e gjithë lëvizjes. Mbappe dhe Haaland mund të vijnë në LaLiga, por pa një model të saktë është e kotë”, shprehet Tebas. / oversport.tv

Foto: LaLiga Facebook

You may also like