Të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel! – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkësia ndërkombëtare me cdo kusht po insiston që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe aneksit të Ohrit.

E së fundmi BE ka marrë iniciativën që ti vë kusht specifiik Serbisë në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në rast se ky kushtëzim formalizohet BE-së sipas analisti politik Artan Muhaxheri atëherë do të përfitonte Kosova.

Bashkësia Ndërkombëtare kërkon që të krijohet një etapë e re historike që të ketë mundësi për zhvillim të rajonit.. Kosova e ka interesin më të madh për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Po ashtu ata (Serbia) e kanë edhe një marrëveshje me BE-në në nenin 35 ku i kërkohet specifikisht Serbisë normalizimi i raporteve me Kosovën.

Muhaxhiri konsideron se kjo duhet të përfundonte me  normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve do të kishte efekt pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e Brukselit e  27 shkurtit dhe aneksi i Ohrit parashohin edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.

Nga Prishtina dhe Beogradi poashtu kërkohet të zbatohen, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./tvklan.mk

You may also like