Të vazhdojmë të duhemi si sot

by admin
Spread the love

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë pa dyshim një nga çiftet më të suksesshme të momentit. Dyshja e njohur festoi ditëlindjen ditën e djeshme, teksa mbyllën me sukses edhe edicionin e dytë të reality show-t, Big Brother VIP.

Pas spektaklit, çifti kanë dhënë edhe një intervistë për Top Channel, ku kanë folur për epilogun e emisionit si dhe sa me fat janë që kanë njëri-tjetrin në krah. Ata urojnë që të vazhdojnë dhe të bëjnë të tjera emisione së bashku.

Pjesë nga intervista:

Elio: Si ndiheni kur mbyllni gjithë mbrëmjen, si ndiheni kur kaloni pseo debatet për hir të punës, çfarë i thoni njeri-tjetrit?

Arbana Osmani: Unë kam fatin ta kem Edin mbështetjen më të madhe edhe në punë sepse ndajmë shumë projekte dhe “Big Brother VIP” është një prej tyre, kështu që duke qenë një program që ka shumë volum pune dhe goxha presion herë pas here, jam e lumtur që e kam në krahë për të ndarë momente të vështira dhe momente të bukura. Kështu që jam thjesht me fat.

Elio: Çfarë i thua vetes në këtë ditëlindje?

Arbana Osmani: I them që  ke qenë një gocë e fortë.

Elio: Çfarë urimi i bën vetes dhe Arbanës në këtë ditëlindje?

Eduart Grishaj: Që të bëjmë spektakle të tjera të mira kështu dhe të vazhdojmë të jemi bashkë dhe të duhemi si sot.

You may also like