Të tjera duele interesante në Champions League, Milan, Juve e Napoli zbresin sot në fushë

by admin
Spread the love

Të tjera duele magjike do të vijnë sot në Chmpions League të cilat keni mundësi t’i ndiqni edhe nëpërmjet platofrmës Tibo. Në orën 18:45 Milani i Piolit do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion dhe përballë do të ketë Dinamon e Zagrebit që do të udhëtojë në Milano.

Po në orën 18:45 do të zhvillohet edhe sfida midis Shakhtar Dontetsk dhe Celtic.

Në orën 21:00 do t’i vijë radha të gjitha sfidave të mbetura. Juventusi i Allegrit kërkon të lëjë pas momentin jo të mirë që po kalon dhe kërkon fitoren përballë Benficas.

Ekipi tjetër italian Napoli ndërkohë do të sfidojë në Skoci, Rangers për të vazhduar ecurinë e tyre pozitive. Manchester City-Dortmund dhe Real Madrid-Leipzig janë dy nga sfidat e tjera më interesante mbrëmjen e sotme.

Do të luhen gjithashtu edhe Chelsea-Salzburg, Copenhagen-Benfica dhe Macabi Haifa-PSG. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like