Të shtëna me armë zjarri në hapjen e shtabit të Visar Ganiut në Çair (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në hapjen e shtabit të BDI-së në Çair është shtënë me armë zjarri nga një simpatizant i kësaj partie. Siç mund të shuhet në video, gjatë fillimit të fjalimit të shefit të shtabit, Izet Mexhiti, njëri nga pjesëmarrësit në tubi, ka shtënë disa herë më armë, duke rrezikuar kështu jetën e atyre që ishin prezentë gjatë tubimit.
Lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ganiu disa herë në emisione është zotuar se do të punojë për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në komunë, pasi që dihet që siguria në këtë komunë është në nivelin më të ulët, por veprimet e tilla hedhin dyshime lidhur me zotimet e tij.

 

You may also like