Të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri

by admin
Spread the love

Pasditen e së martës ka pasur të shtëna me armë gjatë një ahengu në rrugën “Jeton Tërstena” në Vushtrri.

Policia njofton përmes një komunikate, se me të pranuar informacionin, shpejt është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtëna në një aheng.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurt EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.K., 57 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.

You may also like