Të rinjtë braktisin vendin për një jetë më të mirë. Vetëm në Kërçovë çdo muaj nga 400 të rinj kërkojnë vizë pune në Gjermani

by admin
Spread the love

Rinia po vazhdon ta braktisë Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet europiane. Vetëm në Kërçovë çdo muaj nga 400 të rinj nëpërmjet zyrave të ndryshme, aplikojnë për vizë pune në ambasadën gjermane.

Kjo situatë i shqetëson më shumë të moshuarit dhe prindërit të cilët po mbeten të vetmuar në mbyllen shtëpitë e tyre. Ata gishtin e drejtojnë ka qeveria duke kërkuar zgjidhje.

Nga SPB –Ohër thonë se në periudhën 2022 e deri më sot 31 persona kanë kërkuar që të heqin dorë nga shtetësia e RMV.

“Ju njoftoj se në periudhën e cekur në Zyrën rajonale të Kërçovës kërkesë për heqje dorë nga shtetësia e RMV-së kanë dorëzuar 31 qytetarë për arsye të ndryshme”, thotë Stefan Dimovski, zëdhënës në SPB Ohër.

Statistika e Entit shtetërorë për statistika flasin se duke iu referuar harkut kohor mes dy regjistrimeve të popullsisë humbja për këto dy komuna është mbi 50 mijë banorë. Ulja më e madhe e popullsisë është në Gostivar 21.272 banorë dhe Kërçovë -17.065.

You may also like