Të rejat e fundit të kombëtares, Abrashi mungon në sfidat e marsit

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira. Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është e sigurt mungesa e Amir Abrashit, i cili nuk mund të rikuperohet dot në kohë për dy ndeshjet e marsit për shkak të dëmtimit muskulor.

Grupi do të vazhdojë me të njëjtin program stërvitor edhe ditën e enjte, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “RCDE” në Barcelonë. / Oversport.tv

Foto: fshf.org

You may also like