“Të qëndrojë në shtëpi kush nuk beson te titulli”, Pioli i përgjigjet Maldinit: S’jam vetëm

by admin
Spread the love

Milani rikthehet në fushë të shtunën përballë Frosinones në “San Siro”, takim që duhet fituar me çdo kusht.

Atmosfera në kampin e kuqezinjve nuk është më e mira pas dëmtimeve të shumta dhe humbjes përballë Dortmundit në Champions.

Pozitat e trajneri janë lëkundur pas rezultateve negative, por Pioli pati një takim me pronarin Cardinale. Në prononcimin për shtypin përpara sfidës me Frosinonen, tekniku i Milanit i përgjigjet edhe Paolo Maldinit.

Cardinale? Ishte një takim shumë pozitiv dhe shumë konstruktiv, një nxitje shtesë për punën e të gjithëve. Duhet të luajmë me nivel të lartë ndaj Frosinones. Di Francesco po bën një punë të shkëlqyer, ata kanë entuziazëm dhe besim në aftësitë e tyre.

Dëmtimet? Kjo emergjencë do të përfundojë një ditë. Besoj se pas dy javësh do të jemi më mirë në këtë aspekt. Kjaer nuk është i gatshëm për të shtunën, por mund të rikthehet për ndeshjen pasardhëse.

Leao? Ndoshta do të rikthehet për takimin me Atalantën, do të bëjmë gjithçka për ta patur gati për atë ndeshje.

Nga kjo krizë dalim duke fituar, pasi vetëm fitoret të mbushin me entuziazëm. Të tregojmë në fushë se jemi një skuadër konkurruese dhe e aftë për të bërë mirë.

Në Champions League jemi pothuajse jashtë, por në kampionat kanë mbetur edhe 25 ndeshje. Nëse dikush nuk beson se mund të arrijmë Juven dhe Interin nuk duhet të ishte paraqitur fare në stërvitje.

Intervista e Maldinit? Nuk kam asnjë koment për fjalët e Paolos… Atij dhe Massarës do ju jem gjithmonë mirënjohës, por tani dua të fokusoj gjithë energjinë time në fitimin e ndeshjeve të ardhshme.

Unë nuk jam vetëm, kam qenë gjithmonë i mbështetur nga klubi”, shprehet trajneri i Milanit, i cili ka një koment edhe për Jan-Carlo Simic. Mbrojtësi 18-vjeçari pritet të debutojë në prapavijë përkrah Tomorit kundër Frosinones.

Ai ka punuar me ne gjatë verës, luajti në miqësoren me Realin e Madridit. Është një mbrojtës i fortë fizikisht dhe i vëmendshëm, e kam parë të qetë gjatë këtyre ditëve.

Nuk mund të them nëse do të luajë apo jo, por po e mbështetim në mënyrën e duhur. Njësoj siç po veprojmë me Camardën“, theksoi Pioli, skuadra e të cilit mban vendin e tretë me 6 pikë më pak se Interi kryesues./ Super Sport


Top Channel

You may also like