Të punësuarit te ujësjellësi paralajmërojnë grevë

by admin
Spread the love

Sindikata “AGRO” pranë lidhjes së sindikatave të Maqedonisë së Veriut së bashku me punëtorët e ndërmarjes publike, “Ujësjellsi”- Shkup, në protestën e sotme para qeverisë ka njoftuar se do të hyjnë në grevë nga java e ardhshme, nëse nuk u paguhen dy pagat e mbetura. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe sindikata “AGRO” thonë se janë të brengosur për gjendjen në ndërmarrjen për menaxhimin e ujërave, veçanërisht për shkak se punëtorët rregullisht i kryejnë detyrat e tyre të punës dhe në këmbim nuk kanë marrë pagat për disa muaj. “Qeveria i detyrohet një shpjegim 550 familjeve që kanë mbetur pa sigurime shëndetësore, të tregojë a kujdeset për këta punëtorë dhe ujësjellësin në vend. Këta punëtorë sot kanë ardhur për të realizuar të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës dhe nëse nuk marrim përgjigje sa më parë jemi të gatshëm të hyjmë në grevë”, tha kryetari i Agrosindikatës, Igor Kitanoski .

MARKETING




You may also like