“Te PSG nuk është prioritet futbolli, përparësi kanë shfaqjet me Kardashian-ët”, habit Evra

by admin
Spread the love

Patrice Evra nuk mund të kishte folur më qartë se çfarë do të thotë Paris Saint-Germain për të.

Ish-futbollisti francez i Manchester United beson se në “Parc des Princes” janë më të interesuar për spektaklin që krijohet në shkallët e stadiumit sesa në fushë.

“Është një klub-show ku futbolli nuk është prioritet”, tha ai për mediet franceze, duke argumentuar se kjo është arsyeja pse PSG-ja nuk e ka fituar ende “Champions League-n”.

Më tej ai shtoi se kur shkon të shohësh një ndeshje të PSG-së është njësoj si të shkosh në një koncert.

“Është më e vështirë të luash në Paris sesa në Manchester United apo Real Madrid për shkak të presionit dhe pritshmërive të mëdha, por unë kam një problem në Paris, ne këtu ua shtrojmë tapetin e kuq të gjithëve. Në tribuna nuk shihet Bernard Lamas, por Kardashians dhe grupi i tyre. Është një klub show-biznesi. Futbolli nuk është prioriteti, jo. Nasser Al-Khelaïfi e do klubin, por ai nuk arrin të kuptojë. Kur shkoj për të parë një ndeshje në Paris, është sikur do të shoh një koncert. Jam në dhomën VIP, ka shampanjë… Po djema, po ku janë legjendat? Kur shkoni ne Old Trafford shkruhet emri im në karrige dhe emrat e legjendave që kanë luajtur aty” përfundoi ai./ Shqip


Top Channel

You may also like