Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Komiteti Qendror dhe Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së, të premten do të diskutojë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili e dha pas humbjeve në zgjedhjet lokale.

Mbledhja e organeve partiake duhej të mbahej dje, mirëpo për shkak të aksidentit që ndodhi në Bullgari, e njejta u anulua.

Në këtë mënyrë të premten duhet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit dhe të fillojë afati 15 dite për shpallen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të ri të partisë.

Ndërkaq, dje gjithashtu Alternativa duhej të mbante mbledhje ku duhej të vendoset nëse do të hynte në Qeveri ose do të mbetet në opozitë, mirëpo për shkak të aksidentit në Bullgari edhe kjo parti e anuloi mbledhjen. /SHENJA/


You may also like