Të mërkurën në Tetovë do të protestohet për spitalin modular

by admin
Spread the love

Për të mërkurën në orën 12:00 është caktuar protestë para Gjykatës Themelore të Tetovës për djegien e spitalit modular, raporton SHENJA.
Protesta vjen pas dokumentarit të IRL-së, të publikuar ditë më parë, ku në këtë dokumentar zbulohen detaje të reja dhe parregullsi e që kanë qenë fatale për jetën e 14 qytetarëve nga Tetova, të cilët humbën jetën nga zjarri.
Gazetarët e Laboratorit të Reporterëve Hulumtues- IRL kanë bërë një dokumentar i cili zbardh shumë prapaskena se si hetimet nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare. /SHENJA/

MARKETING




You may also like