Të mërkurën mësohen ekipet finaliste! – Shqip

by admin
Spread the love

Të mërkurën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Kavadar mes Tikveshit dhe Shkupit, si dhe në stadiumin e Gjorçe mes Makedonija Gj.P -Voska Sport, do të zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës  së  Maqedonisë së Veriut në futboll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Në Kavadar po përgatitet një festë e madhe. Nga dita e djeshme  kanë dalë në shitje  5-6 mijë bileta aq sa është kapaciteti i stadiumit.

Nga ana tjetër edhe ekipi i Shkupit synon finalen. Futbollisti Blerton Sheji shprehet optimist  se skuadra e tij do të kualifikohet në finale.

Ndeshja kundër Tikveshit  do të jetë tepër e vështirë, pasi që në ndeshjen e pare në Çairi  kishim  raste të shumta  dhe dominuam në ndeshje, por nuk  i shfrytëzuam rastet tona  dhe  do të shkojmë atje për të fituar ndeshjen. Ekipi është i përgatitur maksimalisht . Do ti zbatojmë urdhëratë e trajnerit ato të cilat na  janë dhënë, do të japim maksimumin dhe Besoj se ne do jemi  finalist  dhe do ta fitojmë Kupën” – tha Blerton Sheji, futbollist i FC Shkupi.

 Ndeshja tjetër gjysmëfinale  në Gjorçe Petrov,  do të nisë me epërsinë e Voska Sportit prej dy  golave që e krijuan në ndeshjen e parë të zhvilluar në Ohër, por duke ditur përvojën e skuadrës vendase të cilët janë fitues të Kupës në sezonin e kaluar atëherë të gjitha opsionet janë në lojë.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale në Kavadar dhe Gjorçe fillojnë në ora 15:00. /tvklan.mk/

You may also like