Të mërkurën dezinsektim kundër mushkonjave

by admin
Spread the love




Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të kryhet faza e dytë e dezinsektimit në kryeqytet kundër mushkonjave, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Siç informojnë nga Qyteti, dezinsektimi ajror i zonës së qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të kryhet më 26.04.2023 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit. Ndërsa dezinsektimi tokësor (faza e dytë) e zonës së qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të kryhet në të njëjtën ditë gjatë ditës.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.


You may also like