Të gjithë të punësuarit në Kosovë duhet t’i marrin nga 100 euro shtesë derisa të bëhet Ligji i pagave

by admin
Spread the love

Ndarja e 100 eurove shtesë nga Qeveria e Kosovës për të punësuarit e sektorit privat dhe atij publik është vlerësuar si hap pozitiv nga ana e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Por, sipas kreut të BSPK-së Atdhe Hykolli, kjo nuk i plotëson nevojat e punëtorëve.

Hykolli në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se shtesa prej 100 eurosh shtesë duhet ta marrin të gjithë të punësuarit në Kosovë derisa të miratohet Ligji i Pagave.

“Ne kërkesat tona i kemi parashtruar partnerit tonë social që derisa të bëhet Ligji i pagave, të gjithë të punësuarit e Kosovës t’i marrin si shtesë 100 euro”.

Ai theksoi se në rast se nuk plotësohen kërkesat e parashtruar nga ata tek qeveria, nuk do të përjashtohet edhe mundësia e protestave.

“Ne do të ulemi së shpejti me federatat sindikale, do të bisedojmë dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm”.

You may also like