Të gjitha alarmet për bomba në shkolla janë të rreme, përfunduan kontrollet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Të rreme janë të gjitha alarmet për bomba të vendosura në 19 shkolla në Shkup të cilat ishin dërguar në adresat e tyre elektronike. “Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me alarmet e sotme në shkolla në Shkup pas porosive të pranuara në adresat elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, menjëherë pas alarmeve të pranuara, nga nëpunës të policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, ndërsa pastaj janë bërë edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.


You may also like