Të falënderojmë policinë në uniformë! – Shqip

by admin
Spread the love

SERBËT E KOSOVËS TË ÇLIROHEN NGA TUTELA E SERBISË

Armatimit me vlerë mbi 5 milionë euro është konfiskuar që nga e diela në Banjskë të Zvecanit që kur u sulmua policia e Kosovës nga një grup terroristësh e që mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre nga sulmuesit.

Ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti ka dëshmuar për rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste serbe në veri.

Ai tha se të dielën u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombëtare.

“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”-  tha Kurti

Kurti thotë se sulmi ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.

“E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme e kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar” – tha Kurti.

Sulmi u vlerësuar se ka pasur  qëllim edhe dëmtimin e marrëdhënieve ndërfetare e ndëretnike në Kosovë.

You may also like