Të burgosurit konkurojnë në garën e pazakontë të demave në impjantin e Louisiana (fotot)

by admin
Spread the love

Në kompleksin gjigant të burgjeve në Louisiana te SHBA, të njohur ndryshe si “Angola,” të burgosurit konkurronin dje me kuaj e dema në shfaqjen e rrallë të ‘kaoboi-ve’ që është tashmë në edicionin e 57.

Gara e kontestuar përshkruhet në faqen e internetit të burgut si “më e egra në jugun e SHBA,” dhe përfshin dhjetra evente ku të burgosurit dhe ‘kauboy’ profesionistë konkurojnë nën vëzhgimin e rojeve të sigurisë, si dhe të një publiku të kufizuar.

Të burgosurit në garim janë të veshur me vija të bardha e të zeza, teksa përballen me kuajt dhe demat në arenën e improvizuar prej dheu.

Në audiencë shiheshin dhe fëmijë që lejoheshin të ngjiteshin për një xhiro në kuajt, edhe pse pjesa e jashtme ishte e rrethuar me tela me gjemba dhe kulla vrojtimi.

Në arenën e dueleve, të burgosurit me uniformë më vija dhe veshje mbrojtëse, lëvizin lirisht dhe presin demat apo kalorësit e radhës per t’i sfiduar.

Eventi i njohru si ‘Angola Rodeo’ përfshin përballje guximi, siç është qëndrimi i katër të burgosurve në një tavolinë para lëshimit të demit, dhe ai që ngrihet i fundit merr një fitore simbolike.

Burgu i Louisiana është më i madhi i sigurisë së lartë në SHBA, i ndërtuar në një ish-plantacion skllevërish.

Zyrtarët thonë se të ardhurat e biletave të eventit të pazakontë, shkojnë për programe mbështetjeje ndaj të burgosurve.

Në kompeticion organizohen dhe shitje të punimeve artizanale të të burgosurve, si skulptura, piktura apo modele të krijuara prapa hekurave.


Top Channel

You may also like