Tayna dhuron shumën e koncertit në Zvicër për Fondin e Sigurisë së Kosovës

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje (e marte) njoftoi se është themeluar Fondi i Sigurisë, me ç’rast ftoi qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Ftesës së kryeministrit po i përgjigjen edhe emra të njohur nga estrada, kështu duke shprehur gatishmërinë që të rrisin këtë fond në të mirë të sigurisë së vendit.

Së fundi, i është bashkangjitur këtij kontribuimi edhe reperja nga Rugova, Doruntina Shala, e njohur për publikun me nofkën, Tayna.


“Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, ka qenw shkrimi i artistes.


You may also like