Taulant Balla: Kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk i duhen Lushnjës, koha që të tre të sqarojnë përgjegjësinë për “21 Janarin”

by admin
Spread the love

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, ku prezantuan kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Në fjalën e tij, Balla tha se kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk i duhen qytetit të Lushnjës.

“Vijmë këtu për të kërkuar një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga kryeministri Edi Rama kam mësuar që Eriselda ka qenë një prej kandidateve tona për kryetare komune këtu në Allkaj. Mendoj që Eriselda erdhi në momentin e duhur për të kërkuar votëbesimin. Është e kotë të merremi me dy kandidatët e opozitës, pasi nuk i hyjnë në punë njeriu, sepse nuk kanë asnjë shans t’i bëjnë punë Lushnjës. Kush do i bëjë punë Lushnjës? Sali Berisha me Ilir Metën?”, tha ai.

Ndër të tjera, Balla u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është person i shpallur “non grata” dhe pas ndarjes nga Lulzim Basha të gjitha të këqijat Berisha ia la sipas tij, liderit demokrat. Ai theksoi, se nuk mund ta harrojmë “21 janarin” kur Basha ishte i emëruar i Berishës dhe se duhet që të kallëzojë në SPAK që Berisha dha urdhër për të qëlluar.

“Saliu është “non grata” i Amerikës dhe Lul Basha është “non grata” i Saliut, dhe çdo punë të dy e kanë bërë bashkë. Pas ndarjes së Lulit nga Saliu u duk sikur gjithë të zezat që kanë bërë bashkë, Luli ja la Saliut. Ka ca të zeza që nuk harrohen. Unë nuk mund të harroj dot ‘21 janarin’, ku Luli ishte ministër i Saliut. Nëse urdhrin e ka dhënë vërtetë Saliu, Luli le të bëhet burrë dhe të shkojë në SPAK dhe të thotë që urdhrin e dha Saliu, por edhe moskallëzimi i krimit është po aq vepër e rëndë penale”, deklaroi Balla.

You may also like