Tashmë është zyrtare, Ronaldo fenomeni blen klubin ku nisi karrierën

by admin
Spread the love

Në vitin 1993, Cruzeiro i dha mundësinë Ronaldo Fenomenit të shpaloste për mbarë botën magjinë e tij. Në vitin 2022, fenomeni është kthyer në shtëpi. Tashmë gjithçka është zyrtare, legjenda braziliane e futbollit është presidenti i ri i Cruzeiros pasi bleu 90% të aksioneve.

Firma për të blerë aksionet në fakt është bërë që më datën 8 prill, por njoftimi zyrtar mbërriti orët e fundit. Ronaldo do të nisë kështu një proces për të rindërtuar ekipin që së fundmi është duke kaluar disa vështirësi ekonomike dhe rezultate sportive.

Gjatë fjalës së tij si president i Cruzeiro, fenomeni u shpreh se është shumë i nderuar për këtë detyrë. “Ne vazhdojmë të kemi objektiva afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për klubin.

Kemi disa fronte ku duhet të luftojmë dhe e dimë se na pret përpara një punë shumë e vështirë. Megjithatë, tani kemi siguri se do ta bëjmë Cruzeiron të funksionojë dhe të marrë rezultate”, u shpreh ndër të tjera Ronaldo. /oversport.tv

Foto: Cruzeiro, Twitter

You may also like