Tashmë është zyrtare, Interi rinovon me kapitenin Handanovic

by admin
Spread the love

Tashmë është edhe zyrtare. Samir Handanovic ka rinovuar kontratën e tij me Interin të paktën edhe për një sezon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në kanalet zyrtare. Kështu, është konfirmuar edhe njëherë besimi që Inzaghi ka për kapitenin e zikaltërve.

Edhe pse tashmë në kampin zikaltër ndodhet edhe porteri Onana, tekniku Inzaghi ka thënë në konferencën për shtyp se titullar fillimisht do të jetë Handanovic. Portieri slloven është transferuar tek Interi përpara 10 vitesh, më 2012 nga Udinese. /oversport.tv

You may also like