Tare flet me superlativa për Milinkovic-Savic: Po të kisha vajzë, do t’ia jepja për grua

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur fjalë shumë të mira për Milinkovic-Savic, duke veçuar vlerat humane të mesfushorit serb.

“Erdhi fëmijë dhe tani është bërë burrë. Pas tetë viteve të kaluar në klub, për ne është një njeri i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Këtë vlerësoj më shumë tek ai. Është shumë i thjeshtë si njeri. Nuk ka qenë kurrë mendjemadh apo arrogant. Është një djalë shumë i edukuar. Si lojtar vlerësimi ndryshon…Mund të bëjë akoma më mirë”.

Drejtuesi i Lazios vazhdon më pas me një batutë: “Nëse do të kisha një vajzë do t’ia jepja për grua. U tregova i qartë? Është një djalë i qetë. Ka shumë respekt për mua dhe e kritikoj gjithmonë.

Ndonjëherë, pas ndonjë ndeshjeje që luan mirë, vjen dhe më pyet për një mendim. I them gjithmonë që nuk është mirë dhe ai më thotë me shaka se nuk jam asnjëherë i kënaqur. I them gjithmonë që të harrojë atë që ka bërë dhe të shohë përpara, që të rritet akoma më shumë”, ka thënë Tare. / Oversport.tv

You may also like