Taravari ”Sparing-Partner“ i Kovaçevskit dhe Ahmetit – Shqip

by admin
Spread the love

Në press-konferencën e sotme të VMRO-DPMNE-së, është komentuar edhe thirrja për kreun e ASH-së, Arben Taravari, për të treguar se cili faktor ndërkombëtar kërkonë hyrjen e ASH-së në Qeveri. Sipas VMRO-DPMNE-së, Taravari ka vendosur të jetë partner I Kovaçevskit dhe Ahmetit dhe se politika nuk bëhet me gënjeshtra.

“Kur ASH-ja do të premtojë ndryshime kushtetuese pa e pyetur popullin kjo quhet gënjeshtër. Gjithashtu gënjeshtër është kur Taravari do të bëhet Kryetar I Komunës së Gostivarit me votat e VMRO-DPMNE-së e më pas do të vrapojë të hyjë në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së. Dhe, padyshim se është gënjeshtër kur Taravari thotë se “Faktori Ndërkombëtar” ka kërkuar nga ai të hyjë në Qeveri, dhe kur do ta pyesni se cili është ai faktor ndërkombëtar, Taravari do t`i shmanget përgjigjes. Jo se ekziston një faktor I till, por konform interesave, Taravari ka vendosur të jetë partner I Kovacevskit dhe Ahmetit. Me gënjeshtra nuk bëhet politika” – ka deklaruar zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

You may also like