Taravari për vizitë te Kurti dhe Osmani në Prishtinë

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari të martën do të qëndrojë në Kosovë ku do të takojë krerët shtetëror dhe liderët e partive politike. Taravari në Prishtinë do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, mëson ekskluzivisht TV21.

Takimet i kanë konfirmuar nga kabineti i Taravarit prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, si dhe temat me interes të përbashkët.

Pas vizitës në Prishtinë, Taravari do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të darkës që ka organizuar për liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Lexo lajme interesante

You may also like