Taravari për Bejtën: A ka më turp që dhëndri të mos lëshohet në dasmë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari edhe sonte në ClickPlus ka deklaruar se ai nuk garoi me Nevzat Bejtën, kandidatin e BDI-së për të parin e Gostivarit, por kundër liderit të tij, Ali Ahmeti.

Ai tha se “Bejta nuk lejohej as të jepte deklarata në media, dilte mbante konferenca dhe atë duke lexuar në letër. Më pas bëhej cirk në rrjete sociale”.

“A ka ma mbare (turp) se kjo kur ju dhëndrin nuk e lëshoni në dasmë. Bejtës kështu ia bënë”, tha Taravari.

You may also like