Taravari nesër pritet të marr drejtimin e ASH-së: Misioni ynë për fitore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arben Taravari nesër pritet të marr besimin nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për lider të kësaj partie.

Taravari thotë zotimet e tij bazohen në programin e ASH-së, që ka zgjidhje për secilën sferë që kanë të bëjnë me shqiptarët, por edhe çështje të aspekteve tjera sociale, ekonomike, si dhe fokusi në planin e integrimit të plotë evropian.

“Misioni ynë për fitore”, thotë për INA, Arben Taravari, duke thënë se detajet do përcillen gjatë kongresit.

Siç mësohet në fokus do të jetë fushata aktive si dhe riorganizini i këtij subjekti, në frymën e një unifikimi dhe bashkëveprimi politik.

Kongresi i jashtëzakonshëm është caktuar për nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë, kur pritet edhe zyrtarizimi i zgjedhjes së Taravarit, i cili do të zëvendësoj Ziadin Selën, që po ashtu do mbetet një figurë qendrore në këtë subjekt.

You may also like