Taravari: Mbështesim kandidatët e Lëvizjes Besa, shpresojmë ta kenë me njëmend ndarjen nga BDI-ja

by admin
Spread the love

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se do të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku garojnë.

 “Preskonferencën e sotshme e mbajmë si përgjigje ndaj preskonferencës së të mbajtur të Lëvizjes Besa, respektivisht sekretari gjeneral Lëvizjes Besa. Ne si Aleanca për Shqiptarët kemi shprehur qëndrimin tonë se duhet mbështetur të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së. Mirëpresim thirjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe përsërisim qëndrimin tonë kozistentë, se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjetë të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me njëmend ndarjen nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI hiqet ME KA KREJT nga pushteti dhe krijojmë shumicë të re parlamentare”, tha sekretarin gjeneral i ASH-së Arben Taravari. /SHENJA/

You may also like