Taravari: Brenda disa muajve Artan Grubi do të promovohet në lider të BDI-së, e ka përkrahjen e Ali Ahmetit

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Taravari duke folur edhe për zhvillimet brenda BDI-së, tha se janë në pyetje çështje muajsh kur  zv/kryeministri Artan Grubi do të promovohet në lider të partisë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

“Çdo anëtar i BDI-së e dinë se ndodh lufta brenda BDI-së. Mendoj se Grubi do të jetë me siguri nuk e di për sa muaj por ai do te jetë lider i ardhshëm i BDi-së, edhe pse e dini se ka rezistencë dhe nuk pranohet si person i cili meriton ta ketë atë pozitë. Brenda BDi-së ka persona që e meritojnë shumë më shumë atë pozicion, por sipas informatave që i marrim brenda BDI-së, vendimi është definitiv që Grubi si një prej njerëzve do të jetë lider i  BDI-së. Këtë e kam dëgjuar edhe prej miqve ndërkombëtar”, u shpreh Taravri, në emisionin debativ në TV SHENJA.

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like