Talenti i Partizanit në radarët e Ferencvaros, “Demat” gati të negociojnë

by admin
Spread the love

Te Partizani kanë nisur të shqetësohen. Arinaldo Rrapaj ka tërhequr vëmendjen e Ferencvarosh dhe demat mund ta humbasin mesfushorin e talentuar që në merkaton e verës.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, skautë të shumtë të Ferencvarosh kanë qenë prezent në Shqipëri për të parë performancat e Rrapajt të cilat i kanë pëlqyer. Ai i ka bindur ata për një transferim te Ferencvaros, ndërsa duhet të zhvillohen edhe negociatat mes dy klubeve.

20-vjeçari ka një kontratë që e mban lidhur me Partizanin të paktën deri në vitin 2024. Këta të fundit mund të kthehen në një problem për transferimin e tij në rast se “Demat” nuk marrin nga gjigantët hungarezë ofertën e duhur për kartonin e Rrapajt. /oversport.tv

You may also like