Taktika të pazakonta të përdorura nga helikopterët sulmues rusë/ Edhe kur sulmojnë, mbrohen

by admin
Spread the love

Ekziston një taktikë interesante dhe disi e pazakontë që përdoret vazhdimisht nga ekuipazhet e helikopterëve sulmues rusë në Ukrainë.

Ka-52 ‘Alligator’ mund të përdorë raketa jotargetuese për të sulmuar objektivat tokësorë. Këto janë municione qëllo-dhe-ik të cilat ofrojnë një shkallë të lartë të mbulimit të zonës, por nuk kanë saktësi të lartë.

Në disa video të publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes, ne shpesh shohim nga këndi me horizontin se pilotët e tërheqin hundën e helikopterit në mënyrë të pjerrët përpara se të lëshojnë raketat e tyre.

Kjo do të thotë se objektivi ka të ngjarë të jetë i padukshëm në nisje, duke dhënë saktësi të dyshimtë.

Pse po e bëjnë pilotët këtë gjë?

Epo, duke ngritur hundën në këtë kënd, raketat ‘ngrihen’ në ajër.

Ky kënd më i lartë i nisjes u jep atyre një rreze më të madhe, megjithëse në kurriz të saktësisë. Është pothuajse njësoj si përdorimi i pistoletës në rolin e artilerisë ajrore.

Por një rreze më e madhe do të thotë se helikopteri është më larg dhe të jesh më larg do të thotë që ka të ngjarë të jesh jashtë rrezes së sulmit të forcave kundërshtare.

Pra, me pak fjalë, kjo qasje është ndoshta një taktikë mbrojtëse.

Rruga Press

You may also like