Takimi në kuadër të Procesit të Berlinit, firmosen tre marrëveshjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  ka mirëpritur sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit. Proces i cili sipas kancelarit gjerman  do të nxisë integrimin.

Liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë hodhën firmat për tri marrëveshje: Për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Ndërsa një temë tjetër e diksutimeve të tyre do të jetë edhe ëështja e furnizmit me energji elektrike.

Qëllimi i këtij samiti sipas zyrtarëve të qeverisë gjermane është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Agjenda:

08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”

Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

10.20 – Foto zyrtare

10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë

12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile

14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit


Top Channel

You may also like