Takimi me Yuri Kim, reagon menjëherë Damian Gjiknuri dhe tregon çfarë u diskutua: Të merren masat për ta parandaluar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sapo ka përfunduar takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe Jorida Tabakut, Monika Kryamadhit dhe Damian Gjiknurit.

Me anë të një dalje për mediat, Gjiknuri u shpreh se në takim u ngrit shqetësimi për financimin e partive nga vende jo miqësore.

“U ngrit shqetësimi në lidhje me potencialin e shteteve te huaja jo miqësore, ishte fokusi te Rusia dhe masat që duhet të marri politika për të parandaluar cdo lloj financimi. Ky ishte fokusi. Shqipëria ka një kuader ligjor, për të parandaluar financime të panevojshme. Ne si PS kemi mekanizmat tonë.

Ky është një shembull se si partite duhet të evitojë me financime që nuk i bëjnë mirë këtij vendi. Kemi komision të reformës zgjedhore, mund të ketë ndërhyrje të tjera. Shqetësimi që ka SHBa për përfshirjen e influencave të huaja në parti politike apo shoqata të tjera mediatike. Nuk folëm për masat, këto janë gjëra teknike”, u shpreh Gjiknuri në fjalën e tij para mediave.

You may also like