Takimet e rëndësishme të Statovcit bashkë me Rrahmanin e Hysenin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci ka njoftuar për takimet e shumta bashkë me deputetët Eman Rrahmani dhe Driton Hyseni.

Ata kanë vizituar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ku biseduan rreth zhvillimeve në këtë institucion, dhe për kërkesat më të shpeshta për tajtim jashtë vendit, raporton Indeksonline.

Takimet vazhduan edhe me Shoqata për përsonat me Fibrozë Cistik e me Single Parent Association ku u njoftuan me sfidat me të cilat përballen prindërit vetë-ushqyes.

Postimi i plotë:

Një varg takimesh të realizuara së bashku me kolegët Eman Rrahmani dhe Driton Hyseni.

Vizituam Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ku biseduam rreth zhvillimeve në këtë institucion, gjithashtu për kërkesat më të shpeshta për tajtim jashtë vendit dhe mundësit rreth zhvillimit të kapaciteteve vendore. Aty u informuam dhe me zhvillimet në kuadër të agjendës legjislative dhe konkluzat nga raporti vjetor. FSSH u mbështet dhe nga ana e Qeverisë me buxhet shtesë, për tu pergjigjur pozitivisht sa me shumë kërkesave qytetare për trajtim shëndetesorë. 

Gjithashtu, u takuam dhe me Shoqata për përsonat me Fibrozë Cistike, ku biseduam për ndarjen buxhetore prej 306 mije euro në mbështetje të këtyre personave, dhe nevojën e vazhdueshme për furnizim stabil me barna pasi që kjo vazhdon të jetë një barrë e madhe financiare për familjet. 

Tutje, biseduam dhe me Single Parent Association ku u njoftuam dhe me sfidat me të cilat përballen prindërit vetë-ushqyes. Aty diskutuam dhe për mundësit e nismave ligjore apo plotësim-ndryshimeve legjislative në përpjekje për realizimin e te drejtave të këtyre prindërve si dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm social.

You may also like