Takim me agjentin, Interi dhe Handanovic drejt rinovimit të kontratës

by admin
Spread the love

Jo vetëm Ivan Perisic. Drejtuesit e Interit kanë si synim të rinovojnë edhe me portierin Samir Handanovic. Afrimi i Andre Onanës nga Ajax nuk e ka përjashtuar mundësinë që gardiani slloven të qëndrojë te zikaltrit.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtuesit e Interit janë takuar me agjentët e lojtarit për të diskutuar mbi rinovimin e kontratës. Ata bënë bilancet e duhura për performancat e lojtarit dhe ditët në vijim do të takohen sërish për të arritur marrëveshjen që deri tani duket pozitive nga të dyja palët.

Kontrata aktuale e kapitenit të Interit skadon në fundin e këtij sezoni. Megjithatë, ai pritet të qëndrojë te Interi edhe disa sezone duke u kombinuar gjatë sezonin tjetër me Onanën. Nuk përjashtohet dhe mundësia që Handanovic të jetë zëvendësuesi i Onanës. /oversport.tv

You may also like