Tahiri: VV po e injoron debatin për rritjen e çmimit të rrymës, janë të sinkronizuar me ZRRE-në

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur një seancë e
jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, e thirrur nga
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përkrahur edhe nga dy partitë tjera
opozitare, raporton Ekonomia Onlie

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik
Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është pjesëmarrëse në këtë seancë dhe
sipas tij kjo tregon papërgjegjësi.

“AAK nuk e ka lëshuar dje sallën, kemi nejt në sallë për të debatuar…sot, LVV e cila nuk është këtu, Grupi Parlamentar më i madh e injoron debatin mbi një çështje e cila ka një rendësi të jashtëzakonshme. Kjo tregon papërgjegjësi, kjo tregon ikjen nga debati, kjo tregon se kjo ka qenë e sinkronizuar me ZRRE”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se ky vendim  se me këtë vendim, Qeveria po e godet shtresën
më të varfër.

 “Dje në
këtë seancë AAK nuk e ka lëshuar sallën për të debatuar për ligje që i kemi
konsideruar të rëndësishme. Sot VV e cila nuk ëhstë këtu e injoron debatin për çështje
të jashtëzakonshme. Si tri parti opozitare kemi kërkuar debat parlamentar. Vendimi
nuk është i pavarur. Qytetarëve të Kosovës nuk iu paraqit qartë çmimi i
rritjes. Ata që shpenzojnë mbi 800 kw orë. Qytetarët paguajnë për subvencion të
qeverisë. Me këtë vendim qeveria përmes ZRRE-së është duke goditur klasën e
mesme. Ne si tri grupe dhe si aleancë kemi ngitur debatin për ngritjen e çmimit
enorme. Kërkesa jon është shumë e thjeshtë, duehet të revokohet dhe do ta
ndalim rritjen e çmimit”, ka thënë Tahiri.

You may also like