Tahiri vendos pankarta në foltore, Konjufca e pyet se ku është inspiruar (FOTO)

by admin
Spread the love

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, posa ka mbërritur në parlament ka filluar të vendos pankarta me mbishkrimin “Ku është ligji i pagave”, ne foltoren e kuvendit dhe ulëset e qeveritarëve.

Pasi i vendosi, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e pyeti se ku është inspiruar që ta bënte këtë.

Ndërkohë, kur Tahiri mori fjalën, ai sërish pyeti se ku është ligji i pagave, duke përmendur një citat të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë se ligji për pagat do të procedohej në Kuvend deri më 31 mars.

Konjufca pati një replikë edhe këtë herë, duke thënë se ka kohë edhe disa orë deri në përfundim të 31 marsit. /Klankosova.tv/

You may also like