Tahiri: Si shoqëri duhet të bëjmë gjithçka që ta mposhtim korrupsionin

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar një analizë për efektet e Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

Ai këtë e ka bërë gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2022 të Komisionin Parlamentar për Legjislacion, lidershipi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

“Vlerësova se deklarimi online është një hap përpara në lehtësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve publikë, që janë të obliguar të bëjnë deklarimin në fjalë. Kërkova që të këtë një takim në mes të APK-së dhe Komisionit, në mënyrë që të diskutohet në detaje ecuria e zbatimit të dy ligjeve që afektojnë agjencinë”, është shprehur Tahiri, transmeton KlanKosova.tv.

“Lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. Si vend duhet të bëjmë gjithçka që ta mposhtim këtë fenomen”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like