Tahiri – Qeverisë: Keni bllokuar Ligjin për Pagat, tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën e mbajtur për medie ka paraqitur disa shqetësime në lidhje me Ligjin për Pagat, raporton Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës e ka pasur afatin e fundit siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative ta sjell këtë ligj më 29 tetor 2021, por ka dështuar ta sjell në Kuvend në mungesë të zotësisë ose të vullnetit politik.

“Qeveria le që nuk e ka sjell këtë ligj që është vonuar një muaj, por qeveria pritet ta vonojë këtë ligj së paku edhe tre muaj për arsye që kanë të bëjnë me tendencën e qeverisë aktuale me e prish sistemin e karrierës në shërbim civil, ku sipas Tahirit pozitat e shefave të divizioneve dhe drejtorët e departamenteve do të kthehen në kontratë katër vjeçare që në esencë dhe praktikisht kjo e shndërron shërbimin civil njësojë si marrëdhënien e punës që punëtoret e kanë në sektorin privat”.

Ndër të tjera, Tahiri iu drejtua me kërkesë ndaj Qeverisë që Ligji për Zyrtarët Publik të mos preket si dhe kategorizimi të bëhet me një konsultim me agjensionet e pavarura dhe njekohësisht duhet të ketë konsultim me gjitha institucionet relevante.

“Silleni Ligjin për Pagat në Kuvend, ose tregoni që ky ligj nuk do të sillet”, përfundoi Tahiri.

You may also like