Tahiri  për Testin e Arritshmërisë: Test i marrëzisë, do të kërkojmë që të susupendohet

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Testi i Arritshmërisë dhe ai i Maturës, ishin procese të cilat siç tha ai Ministria e Arsimit i ka mbikëqyrë në mënyrë aspak profesionale dhe kaotike.

Ai me anë të një postimi në Facebook, Testin e Arritshmërisë e ka quajtur “test të marrëzisë”.

“Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi. Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithçka rutinë”.

Sipas tij, viktima të këtij procesi janë vetë nxënësit.

” Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka thënë Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së ka theksuar mes tjerash se do të kërkojnë votimin e një rezolute për suspendimin e krejt këtij procesi vlerësues, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like