Tahiri: Kusari-Lila ka gënjyer për mua në mënyrë të paskrupullt përballë punëtorit të Radojçiqit

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Aberlard Tahiri, ka reaguar ndaj përgjimeve që janë publikuar të shefes së Grupit Parlamentarë të LVV-së, Mimoza Kusarit-Lila, derisa e ka përmendur atë në bisedë me Sllavko Simiq.

Tahiri, në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kusari-Lila ka gënjyer për të dhe se ai nuk ka orë në vlerë të 30 mijë eurove.

“Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove”.

“Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka thënë Tahiri./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like