Tahiri: Kurti po mban fjalime me rima, po shihet që ka lexu libra – veprime konkrete asnjë

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet që ta ndalë retorikën, siç ka thënë ai të fjalimit me rima.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ai po flet në seanca me rima dhe s’po ka veprime konkrete.

“Duhet me e ndal kryeministri Kurti retorikën e fjalimit me rima edhe abuzimit të tij, se shihet që kanë lexuar libra, në seanca në të cilat nuk kanë veprime konkrete”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri se qytetarët u patën mërzitur me qeverisjen e tyre, por tha se nuk e dinë nëse janë mërzitur edhe me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Qytetari u pat mërzit shumë me ne dhe tash nuk e  di a janë mërzitë hale me këta, por treguesit e parë tregojnë për një qeveri shumë të pazot. Mbi të gjitha për një qasje shumë hipokrite, për mos me thënë mashtrues”, tha ai.

You may also like