Tahiri kërkoi falje për sharjen në Kuvend, ministrja Haxhiu e merr guximin ta mbrojë një skandal

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka sharë me rob në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë ka folur deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, i cili tha se Tahiri ka kërkuar falje për këtë sharje, e cila, sipas tij, ishte bërë në afekt.

“Unë nuk e kam dëgju Tahirin se nuk isha afër, por e pashë në portale dhe Tahiri tha që nëse e kam thanë në afekt, kërkoj falje. Nuk kam çka të shtoj më shumë se që e tha vetë Tahiri”, tha Beqa.

Tutje Beqa tha që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka marrë guximin që të mbrojë një “skandal siç është ai për rastin e ambasadorit Martin Berishaj”.

“Konsideroj që ministrja Haxhiu nga fillimi kishte një qasje jo të drejtë, pasi është ministre e drejtësisë në këtë vend pavarësisht ndarjes pozitë- opozitë. Ajo e  merr guximin që një skandal që është energjetik apo financiar, apo për shpëlarje parash për ambasadorin tonë Martin Berishaj për të cilin në bazë të informatave që i kemi shteti i Sllovenise ka hapë hetimet për zbardhjen e rastit dhe ministrja jonë edhe pse thotë që kanë marrë institucionet gjegjëse për me bë hetimin për mosdeklarim të pasurisë, e merr guximin dhe flet për raportet që janë bërë nga byrotë e VV-së dhe nuk e di cili është kuptimi që të përmendet Thaçi, i cili padrejtësisht ndodhet në Hagë”.

“Besoj që sjellja jonë ka qenë shumë e matur në raport me sjelljen që e bën një ministre e cila ka përgjegjësi për me jap besim për siguri juridike, e jo me hup edhe atë besim që e kemi”, tha tutje Beqa.

 

You may also like