Tahiri e quan jofunksional Kuvendin, kërkon të debatohet për ngritjen e çmimeve e gazsjellësin

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të
AAK-së Besnik Tahiri, e quajti të dështuar mos mbajtjen e mbledhjes edhe pse u
tha se për këtë u morën vesh të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri madje e quan si jofunksional
Kuvendin, duke kërkuar që sa më shpejt të 
diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazsjellësit.

“Fatkeqësisht edhe kjo
mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar
e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika”.

“Po vijmë në Kuvend që tash e sa
muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi
thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha
Tahiri.

Mes tjerash Tahiri foli edhe për Ligjin
e pagave, duke thënë se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, raporton
EO.

You may also like