Tahiri: Beogradit tash i konvenon shumë nëse shkohet me marrëveshje politike për heqjen e barrikadave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se nëse do të bëhej një marrëveshje politike për largimin e barrikadave që janë të vendosura në veri të vendit do të ishte e dëmshme për Kosovën, por sipas tij në favor të Serbisë.

“Një marrëveshje politike nuk do të ishte fare e mirë për Kosovën, një marrëveshje politike për t’i larguar këto barrikada. Kjo për shkak se ti po e qet në teren politik një marrëveshje, pra po bënë marrëveshje për sundim të rendit dhe ligjit, kjo nuk është fare e përshtatshme për shtetin e Kosovës”.

“Mirëpo, një marrëveshje e tillë ndodhi në shtator të vitit të kaluar dhe u zhbllokua ajo situata pas më shumë se dhjetë ditë të qëndrimit të njësive speciale të bllokuara. Tani, Serbisë do t’i konvenonte shumë nëse shkohet me një marrëveshje politike për heqjen e barrikadave”, ka thënë Tahiri në Rubikon të Klan Kosovës, njofton Klankosova.tv.

 

 

You may also like