Tabaku: 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike, Europa ka aplikuar politika ndihmëse, ndërsa qeveria aplikon rritjen e çmimeve

by admin
Spread the love

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku reagoi në lidhje me vendimin e ERE-s për hyrjen në fuqi më 1 tetor të fashës 800 këh për energjinë elektrike. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se nga 1 tetori, rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Ajo theksoi se Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, ndërkohë që qeveria aplikon rritjen e çmimeve.

“Nga 1 tetori, rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo, si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve. Megjithëse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve”, tha ajo. Tabaku deklaroi se në 9 vite janë marrë 500 mln euro borxhe për sektorin energjetik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ajo tha se klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve. “Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjetik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?! Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike. Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve. Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve”, tha Tabaku.

You may also like