Ta zhvatësh Kosovën është si t’i ushqesh fëmijët me gjakun e të rënëve për lirinë e saj!

by admin
Spread the love
Kim Mehmeti

Sot bëhen 25 vite nga Masakra e Reçakut, nga ky krim mizorë që shpërfaq ‘projektin’ shekullorë serbë: spastrimin etnik të Kosovës.
Andaj kurrë nuk duhet harruar ditët e shkuara kur vrasësit serb e kanë përgjakur Kosovën, sepse ai që njëherë t’i vret fëmijët, është i gatshëm atë ta bëjë sa herë që t’i jepet rasti.
Madje nuk duhet të shtiremi se nuk e dimë pse Serbia e sotme nuk përballet me varrezat masive shqiptare dhe me fëmijët e masakruar nga ushtarët serb: ‘betejën e Kosovës’ dhe spastrimin e saj etnik ajo e konsideron të papërfunduar!
Andaj kur i kujtojmë ditët tragjike të shqiptarisë, duhet të kthejmë shikimin nga vetvetja e të shohim sa jemi të gatshëm t’u kundërvihemi atyre që i ndjellë gjaku shqiptar, atyre që duan të na shfarosin ngaqë na ndjejnë si pasqyrë ku e shohin fytyrën e vet të vrastarit dhe vetveten si ardhacak që kanë grabitur tokat tona.
Pra kur e rikujtojmë të shkuarën tonë, duhet ta përsërisim atë që disa politikanë tanë mbase nuk e kanë kuptuar apo, të dehur nga begatia e grazhdi të shtetit, edhe e harrojnë: ta zhvatësh Kosovën e mbuluar me varret e dëshmorëve, është njësoj si t’i ushqesh fëmijët me gjakun e atyre që e dhanë jetën për lirinë e saj.

Nga: Kim Mehmeti

You may also like