ta paguash me jetë ushqimin falas – Shqip

by admin
Spread the love

Një rrëmujë gjatë shpërndarjes së ushqimit falas vrau 31 persona dhe plagosi shtatë në qytetin jugor të Nigerisë, Port Harcourt, tha policia.

“Rrëmuja erdhi kur turma njerëzish filluan të shtyjnë për të marrë ushqime falas”, tha për dpa zëdhënësja e Policisë së Shtetit të Rivers, Grace Iringe-Koko.

Të dhënat e para bëjnë me dije se para fillimit të shpërndarjes së ushqimeve në qytetin Port Harcourt, mes të mbledhurve ka pasur një turmë, e cila u pasua nga një rrëmujë, tha ajo.

Mediat lokale raportuan më parë se njerëzit ishin mbledhur në një ngjarje bamirësie të quajtur “Bli Falas” mbajtur në Polo Club në Port Harcourt.

Shumë prej tyre presin në hyrje që nga e premtja. Të vdekurit dhe të plagosurit raportohet se janë transportuar në një spital ushtarak të qytetit aty pranë. /tesheshi.com/

You may also like