Sytë te Kukësi-Partizani dhe Tirana, Superiorja luhet në tre ditë

by admin
Spread the love

Tre ditë në dispozicion për duelet e javës së 32-të në Kategorinë Superiore, ndërkohë që e veçanta këtë herë është se të gjitha ndeshjet luhen prej orës 16:45.

Gara rikthehet të martën nga “Kukës Arena”, aty ku Kukësi e Partizani luftojnë për të ndarë se kush do të jetë në vendin e tretë.

Verilindorët duan vetëm tre pikët në këtë ndeshje, kurse Partizanit një pikë i shkon për shtat në rast se e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me skuadrën e Longos.

E mërkura ka në program tre ndeshje, me Tiranën që i duhet një fitore kundër Teutës për të festuar matematikisht titullin kampion, pa marrë parasysh si del Laçi.

Këta të fundit luajnë në transfertë, kundër Egnatias, kurse në Korçë Skënderbeu pret Kastriotin që i ka fituar 7 ndeshjet e fundit në kampionat.

Java e 32-të e Superiores mbyllet në “Elbasan Arena”, ditën e enjte. Dinamo do të përballet me Vllazninë dhe shkodranët do tentojnë tre pikët, që të luftojnë për të kapur kupat e Europës nga kampionati.

You may also like